Nagavci: Nëse do të ndiqnim logjikën e Qosjes situata me presidentin s’do të kishte shumë mjegull, shteti s’pret e kërkon vendime
dp

Lexo edheBordi i Paqes futet në rend dite në seancën e sotme

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës ku edhe ka folur për veprën dhe qëndrimet e Rexhep Qosjes.
Nagavci ka thënë se po të ndiqej logjika e Qosjes, situata aktuale me presidentin s’do të kishte shumë mjegull.
“Nëse do të ndiqnim logjikën e Rexhep Qosjes, kjo situatë s’do kishte shumë mjegull. Kur vendimi shtyhet për arsye partikulare partiake, përgjegjësia është shmangur. Ne si shumicë e kemi të qartë qëndrimin tonë, ky proces duhet të përmbyllet, sepse shteti nuk mund dhe s’duhet të mbahet pezull”, ka thënë Nagavci, shkruan Express.

Lexo edheBordi i Paqes futet në rend dite në seancën e sotme
Ajo tutje ka thënë se presidenti duhet të përfaqësojë unitetin dhe se ky unitet nuk ndërtohet duke mos marrë pjesë e duke bllokuar, por duke vendosur.
“Presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e Republikës. Por uniteti nuk ndërtohet duke mos marrë pjesë, duke bllokuar. Ndërtohet duke vendosur. Shteti s’pret, ai kërkon vendime. E dimë se çfarë do të na thoshte Qosja po të ishte në këtë sallë”, ka shtuar ajo
