BallinaLajmeNagavci: Kuvendi miraton 10 projektligje, synohet rregullim i tregut dhe forcim i...

Nagavci: Kuvendi miraton 10 projektligje, synohet rregullim i tregut dhe forcim i ekonomisë

Të ngjajshme

Bajrami në Kuvend: Me ligjin e ri, pensionistëve u zvogëlohet pensioni për 3.5%

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka...

Reali përshendetet me titullin, ndalet edhe nga Girona

Real Madrid duket se ka humbur tashmë shpresat për...

Jim Jarmusch: “Nuk jam regjisor komercial – as profesionist i mirëfilltë”

Regjisori amerikan Jim Jarmusch ka qenë një nga figurat...

Të shtëna me armë në Ferizaj, plagosen dy persona

Një incident ka ndodhur rreth ors 22:00 në rrugën...

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se Kuvendi i Kosovës ka miratuar 10 projektligje në shqyrtim të parë.

Sipas saj, kjo paketë ligjore synon të vendosë më shumë rregull në treg dhe të ndalë abuzimet me çmime, si dhe të përmirësojë funksionimin e sistemit shëndetësor, duke e bërë atë më të drejtë dhe më të qasshëm për qytetarët.

Nagavci ka theksuar se përmes këtyre projektligjeve parashihet edhe forcimi i ekonomisë, duke mbështetur prodhuesit vendorë dhe duke krijuar kushte më të favorshme për investime dhe punësim.

Postimi i plotë:

Ditë efikaseKuvendi i Kosovës miratoi 10 projektligje në shqyrtim të parë. Secili prej tyre ka rëndësi të veçantë. Me këtë paketë ligjore vendosim më shumë rregull në treg dhe ndalim abuzimet me çmime.

Ndërtojmë një sistem shëndetësor më të drejtë dhe më të qasshëm, si dhe forcojmë ekonominë përmes mbështetjes së prodhuesve vendorë dhe krijimit të kushteve më të mira për investime dhe punësim.Po ashtu, përmes masave sociale dhe mjedisore, rrisim mirëqenien dhe sigurojmë zhvillim të qëndrueshëm.

Me lojërat mesdhetare krijojmë infrastrukturë të re sportive e promovojmë shtetin tonë.Në ditët në vijim do të vazhdojmë angazhimin në komisione për shqyrtim të mëtejmë dhe do t’i sjellim sërish në Kuvend për votimin përfundimtar.Me këto ligje po ecim përpara drejt një shteti më të drejtë, më social dhe me një ekonomi më të fortë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz