Nagavci: Do të fshihen emrat e atyre deputetëve që erdhën vetëm për t’u nënshkruar
03

Lexo edheKjo është shuma e të hollave që morën sot mjekët, infermierët dhe stafi mbështetës

Edhe seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për shkak të mungesës së deputetëve.
Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se kjo që po ndodh është e pakuptimtë, duke shtuar se ka pasur deputetë që sot kanë ardhur vetëm për t’u nënshkruar për të marrë mëditje, njofton Klan Kosova.
“Lus shefat e Grupeve Parlamentare që ta kontaktojnë kryetaren [Vjosa Osmani] dhe të tregojnë se kur mund ta bëjnë kuorumin për votimin e pikave të mbetura”, është shprehur Nagavci.

Lexo edheKjo është shuma e të hollave që morën sot mjekët, infermierët dhe stafi mbështetës
“Tërheq vërejtjen që deputetët mos të vinë vetëm për t’u nënshkruar dhe pastaj të dalin nga seanca. Për sot do të kërkoj që të fshihen emrat e të gjithë atyre që vepruan kështu”.