BallinaLajmeMustafa: S’mund të them se i garantoj 28 votat e LDK-së për...

Mustafa: S’mund të them se i garantoj 28 votat e LDK-së për Qeverinë e Vetëvendosjes

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se kërkesa e tyre ndaj Lëvizjes Vetëvendosje që ta kenë pozitën e Kryeparlamentarit nuk është vetëm tek i tyre.

“Është bindje e LDK-së që në çdo vit të qeverisjes duhet ta ketë përfaqësuesin e vet në shtyllat kryesore të shtetit. S’kemi kërkuar ta kemi Kryeministrin sepse e kemi pranuar rezultatin e zgjedhjeve”.

“Deri te zgjedhja e Presidentit, Vetëvendosje duhet ta ketë Kryeministrin, ne Kryeparlamentarin, që edhe jashtë të duket se jemi partnerë. Në moment që vjen zgjedhja e Presidentit do t’ua lirojmë pozitën e Kryetarit të Kuvendit”.

“Nuk dëshirojmë të bëjmë pazar me ministria, por të kemi një parim që të jemi të përfaqësuar dhe të dukemi se jemi partnerë të vërtetë të koalicionit”.

Ai ka thënë para medieve se nuk garanton që partia e tij do ta votonte Qeverinë Kurti në rast të mos arritjes së koalicionit ashtu siç kishin thënë më 26 dhjetor të vitit të kaluar.

“I qëndrojmë premtimit por jo me çdo kusht, duhet ta dimë se di do të qeverisë VV në qeverinë e pakicës”.

“Nuk instruktojmë deputetët që t’i ngisin gishtat me çdo kusht. Sepse nuk i kanë ngritur as kur kam qenë unë kandidat për Kryeministër. Nuk mund të them se unë i sigurojë 28 vota për këtë, por jemi të vullnetit që të bëhet qeveria”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz