BallinaLajmeMustafa: Serbia po përpiqet të dëmtoj imazhin e ish–kryeministrit Haradinaj

Mustafa: Serbia po përpiqet të dëmtoj imazhin e ish–kryeministrit Haradinaj

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas vendimit të gjykatës në Francë për shtyrjeje të vendimit për Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se ky vendim është dëshmi e ke keqpërdorimit të drejtësisë nga Serbia.

Mustafa në facebook  ka thënë se Serbia  përmes lojrave të ulëta po përpiqet të dëmtoj po ashtu imazhin dhe personalitetin e ish–kryeministrit Ramush Haradinaj, të qytetarëve të Kosovës dhe shtetin e Kosovës, ka shkruar Mustafa në facebook.

Postimi i plotë i Mustafës:

Shtyrja e sërishme e vendimit për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është dëshmi e keqpërdorimit të drejtësisë nga Serbia, e cila në emër të informatave shtesë, po zvarrit një proces të ndërtuar mbi akuza të fabrikuara, përmes rrugëve të paligjshme dhe me synime degraduese për tërë popullin e Kosovës.

Përmes këtyre lojërave të ulëta, për përfitime të brendshme politike, Serbia, duke keqpërdorur drejtësinë, po përpiqet të dëmtoj po ashtu imazhin dhe personalitetin e ish–kryeministrit Ramush Haradinaj, të qytetarëve të Kosovës dhe shtetin e Kosovës.

Besojmë se drejtësia franceze nuk do të tolerojë një gjendje të tillë. I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i jap fund njëherë e përgjithmonë këtyre akteve të patolerueshme të Serbisë, ndërkaq, kërkojmë nga institucionet franceze të mundësojnë kthimin e z. Haradinaj në Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz