back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeMustafa: Përgjimi i Vala-s është vetëm spekulim

Mustafa: Përgjimi i Vala-s është vetëm spekulim

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka reaguar ndaj shkrimit se Serbia përgjon telefonat e Kosovës. Ai ka thënë se këto teza që qarkullojnë nëpër media, se vetëm “Vala” mund të përgjohet, shihet nga kilometra larg që janë sulme të porositura për të dëmtuar direkt biznesin e Telekomit te Kosovës.

Mustafa theksoi se Telekomi i Kosovës ka instaluar teknologjinë komunikuese me të fundit të kompanisë multinacionale Alcatel Lucent dhe Nokia dhe është gjenerata e fundit, në të cilën janë investuar qindra miliona euro.

“Këto teza që qarkullojnë nëpër media, se vetëm ‘Vala’ mund të përgjohet, shihet nga kilometra larg që janë sulme të porositura për të dëmtuar direkt biznesin e Telekomit te Kosovës. Njëkohësisht tendenca të përsëritshme si nga e kaluara, ku me vite të tëra është krijuar perceptimi i gabuar se Vala përgjon, përderisa operatori tjetër jo!!!”, shprehet Mustafa.

Ai thotë se ky perceptim i gabuar ndaj Valës, ka pasur efekt direkt në rritjen dhe zgjerimin e tregut të operatorit tjetër.

“Ndërsa, tani në kohën e rikthimit të fuqishëm të Valës në treg, shoh tendencën e njëjtë, të porositur dhe ekskluzivisht tendencioze të dikujt për dëmtimin e Valës. Shkrimet nuk ofrojnë asnjë fakt që përgjimet janë kryer. Jepet vetëm porosia e një prokurori serb për Agjencinë Informative serbe që të përgjohet një person që jeton në Luginën e Preshevës. Konstatime këto qëllimkëqija me synim për të dëmtuar Telekomin e Kosovës! Gënjeshtra, sulme të qëllimshme, spekulime. Asgjë më shumë!”, shprehet drejtori i Telekomit të Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz