Mustafa i fton qytetarët të dalin të votojnë, i falënderon ata për një proces demokratik të zhvilluar deri më tani – Nuk flet për rezultatet e pritshme
dp

Lexo edheDyshohet se një person fotografoi votën në Deçan, denoncohet rasti

Ai ka thënë se bazuar në të dhënat nga tereni, procesi deri më tani është i rregullt dhe demokratik, për çka i ka falënderuar përsëri qytetarët.
“Shfrytëzoj edhe mundësinë që të ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që ende nuk kanë votuar që ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë sidomos para orës 19:00, kur edhe mbyllen qendrat e votimit. Për rezultatet nuk mund të flas tani, për parregullsi përjashto disa raste minore të vogla nuk kemi informacion për parregullsi të mëdha. Qytetarët e Kosovës kanë treguar një vetëdije të lartë, demokratike e kushtetuese duke marrë pjesë edhe në numër të lakmueshëm në këto zgjedhje por edhe duke ndjekur një proces të mirëfilltë zgjedhor. I ftoj të zënë afatin kohor para orës 19:00 të mbrëmjes”, ka thënë Mustafa para mediave. /Lajmi.net/

Lexo edheDyshohet se një person fotografoi votën në Deçan, denoncohet rasti