back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeMustafa: Franca s’ka pse ta mbajë Haradinajn me një urdhër-arrest të paligjshëm

Mustafa: Franca s’ka pse ta mbajë Haradinajn me një urdhër-arrest të paligjshëm

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se shpreh shqetësimin dhe papajtueshmërinë e Qeverisë së Kosovës me ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë.

Ai tha se Qeveria konsideron se fletë arrestet serbe për qytetarët e Kosovës janë të paligjshme, të motivuara politikisht dhe me tendenca të qarta për të nxitur tensione e konflikte dhe për të dëmtuar proceset në rajon e më gjerë.

“Me të kuptuar lajmin për ndalimin e Haradinajt, të gjitha dikasteret e institucioneve të Republikës së Kosovës janë vënë në veprim në mënyrë që ai të lirohet sa më shpejt, si lider i AAK-së dhe si politikan i rëndësishëm i Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Qeveria, sipas tij, po punon intensivisht që këto akuza tendencioze e të pabaza të Serbisë të refuzohet nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë.

“Ne kemi bërë përpjekje maksimale që Kosova të anëtarësohet në Interpol dhe të rrisim bashkëpunimin me Europol. Ne shpresojmë se me anëtarësimin tonë në këto institucione, këto fletë arreste të motivuara politikisht do të hiqen”, u shpreh kryeministri.

“Unë shpreh bindjen e plotë se institucionet e Francës do të marrin vendim të shpejtë që Haradinaj të kthehet shpejtë në Kosovës dhe që veprime të tilla të mos ndodhin ndaj qytetarëve të Kosovës”, theksoi më tej ai.

“Haradinaj ka qenë Kryeministër, është kryetar i AAK-së, i një force të rëndësishme politike në vend, është shquar për orientimin e tij pro-evropian prandaj nuk shohim asnjë arsye që ai të mbahet edhe më tutje i arrestuar”, ka përfunduar Mustafa./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz