BallinaLajmeMustafa dha shërbimin për Majlinda Kelmendin

Mustafa dha shërbimin për Majlinda Kelmendin

Të ngjajshme

“Gjestit iu kërcënua liria”/ Three60 në mbështetje të artistit

Artisti nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën...

Therje me thikë në Aktash të Prishtinës

Një incident ka ndodhur ndërmjet disa të rinjve, sonte...

Prishtinë: Therje me thikë në Aktash

Një incident ka ndodhur ndërmjet disa të rinjve, sonte...

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për...

Zhegrova në bankë për ndeshjen Juventus-Udinese

Ylli kosovar Edon Zhegrova nuk do të nisë sonte...

Në një ceremoni zyrtare, të organizuar në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në të cilën morën pjesë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u dhanë Shpërblimeve Shtetëror për xhudisten Majlinda Kelmendi, fituese e Medaljes së Artë në Kampionatin Evropian të Shudos, që u mbajt në Rusi, për Nora Gjakovën, fituese e Medaljes së Bronztë në këtë kampionat, si dhe për trajnerin e xhudisteve, Driton Kuka.

Kryeministri Mustafa i pranishëm në këtë takim ka vlerësuar lartë paraqitjen e sportistëve kosovarë në garat ndërkombëtare, dhe njëkohësisht premtoi mbështetje për ta. Më tej kryeministri Mustafa u shpreh se Qeverisë së Republikës së Kosovës i shpreh mirënjohje të madhe ekipit të xhudosë së Kosovës për afirmimin e Kosovës, afirmimin e të rinjve të Kosovës jashtë, dhe sporteve të Kosovës, duke shtuar se kjo një mënyrë shumë më e mirë e përfaqësimit të vlerave të Kosovës.

Shpërblimet Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultate Kulmore, jepen në bazë të Rregullores Nr. 15/2013 për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultate Kulminante në Garat Ndërkombëtare, dhe sipas kësaj rregullore, fituesja e Medaljes së Artë shpërblehet me shumën prej 20 mijë eurosh ndërsa fituesja e Medaljes së Bronztë shpërblehet me 8 mijë euro. Ndërkaq, trajneri shpërblehet me gjysmën e shumës së fituesve, 10 mijë, përkatësisht 4 mijë eurosh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz