Mustafa autorizohet nga Kryesia e LDK-së që ta negociojë koalicionin me VV-në
01

Lexo edheLigjëruesi kosovar në Universitetin e Vjenës, Ilir Hajdini, i bashkohet PDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e mbajtur mbledhjen e Kryesisë, me ç’rast pritet ta autorizojë kryetarin e partisë, Isa Mustafën, që ta negociojë koalicionin parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.
Kujtojmë se Mustafa gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm ka thënë se ende nuk e ka diskutuar me Albin Kurtin për postin e Kryeministrit.
LDK-ja sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë ku është diskutuar edhe nominimi për Kryeministër, si dhe ka zgjedhur Arban Abrashin si Sekretar Organizativ.Në këtë mbledhje kanë munguar dy anëtarët e Kryesisë, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.

Lexo edheLigjëruesi kosovar në Universitetin e Vjenës, Ilir Hajdini, i bashkohet PDK-së