BallinaLajmeMusliu-Shoshi: Shpresoj që çanta e humbur e Hysenit, të ketë veç ndonjë...

Musliu-Shoshi: Shpresoj që çanta e humbur e Hysenit, të ketë veç ndonjë sandwich për Hotin!

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Pak minuta pasi që IndeksOnline ka raportuar se delegacionit kosovar i janë vjedhur dokumente konfidenciale teksa po zhvillonin takime në Bruksel, kanë ardhur reagimet e politikanëve të ndryshëm.

Përmes një postimi në FB ka reaguar edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu -Shoshi.

Ajo me tallje ka thënë se “Shpresoj që çanta e humbur e Skënder Hysenit të ketë mbajtur vetëm ndonjë sandwich të shijshëm nga Brukseli për Kryeministrin Hoti”.

Derisa e njëjta shton se Hyseni dhe Hoti duhet të tregojnë se kur ka humbur çanta dhe çka ka pasur ajo.

Ky është postimi i saj:

Shpresoj që çanta e humbur e Skënder Hysenit të ketë mbajtur vetëm ndonjë sandëich të shijshëm nga Brukseli për Kryeministrin Hoti, përndryshe ende edhe më keq sikur t’i humbet Kushtetuta, udhërrëfyesi për dialog siç do të kishte thënë Avdullah Hoti.

Do të ishte edhe më keq, e sjellje jo serioze sikur nga kjo çantë të merreshin dokumente përmes së cilave Qeveria jonë i udhëheq këto bisedime.

Skënder Hyseni edhe Kryeministri Hoti, duhet të tregojnë se kur u ka humbur kjo çantë, çka ka pasur në të dhe a është kthyer në gjendjen e mëparshme?

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz