Musliu: Për ushtrinë duhet të jemi unik
01
Lexo edheNgrihet aktakuzë ndaj Pal Lekajt dhe dy ish-zyrtarëve të Komunës së Gjakovës
Në debatin për FSK-në në emër të PDK-së ka folur deputetja Ganimete Musliu e cila tha se kjo është çështja më e rëndësishme me interes nacional për të gjithë.
“Ne mendojmë se janë pjekur të gjitha kushtet që FSK të transformohet në ushtri të Kosovës”, tha Musliu.
Kjo sipas Musliut bëhet me ndihmën e SHBA-ve, dhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë e mbi të gjitha konsensusi i të gjithëve.
“Ne nuk kemi dilema për shndërrimin e FSK-së në ushtri. Këto dilema mund t’i kenë vetëm injorantët”, tha Musliu.
Lexo edheNgrihet aktakuzë ndaj Pal Lekajt dhe dy ish-zyrtarëve të Komunës së Gjakovës
Musliu tha se sot ose kurrë duhet të jenë unik qoftë një herë të vetme.
“Nëse jo për vete ia kemi borxh shtetit të Kosovës për të cilën dhanë jetën vajza dhe djem të Kosovës”, tha Musliu.