Ndonëse ishte seanca për te pagjeturit, Deputetja e PDK-se, Ganimete Musliu, ka shfrytëzuar këtë seancë për të bërë një kërkesë tjetër.
Ajo ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që të shtohet numri i zëvendësministrave,, raporton Arbresh.info.
“Kam një kërkesë për kryeministrin Ramush Haradinaj. Në mesin e atyre 100 zëvendësministrave që i ke emëruar, që bashkë i kemi emëruar, dhe shtoj edhe 22 zëvendësministra që të merren me Kuvendin e Kosovës, që të na dëgjojnë sepse nuk po keni kohë për të na dëgjuar”, ka thënë Musliu./arbresh.info/