back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMusliu: Falje duhet të kërkojnë në radhë të parë ata që e...

Musliu: Falje duhet të kërkojnë në radhë të parë ata që e krijuan, e ushqyen dhe e po vazhdojnë ta ushqejnë narrativen kundër UÇK-së

Të ngjajshme

Hoti: Shumica vendos, demokracia funksionon me votim të hapur

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimin e...

Xhavit Haliti: Vendimi i Kushtetueses rrezikon të mos zbatohet nga VV-ja

 Xhavit Haliti, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe...

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu përmes një statusi në Facebook ka reaguar ndaj një deklarate të Dejona Mihalit që u shpreh se Hashim Thaçin ish-president i Kosovës duhet të kërkojë falje.

Sipas Musliut, ditët e fundit, Brigadat e Kuqe të VV-së kanë ekspozuar panikun e tyre të hapur për një emër të vetëm: Hashim Thaçi.

Më tutje deputetja e PDK-së tha se akuzat e pabaza që po jehojnë pa pushim në Hagë, janë akuza që VV-ja dhe LDK-ja i kanë ngulitur në ndërgjegjen publike për më shumë se një dekadë, në kuvend, në studio televizive, ne vizita zyrtare nëpër shtetet e bashkimit evropian dhe në rrugë.

Postimi i plotë:

Falje duhet të kërkojnë në radhë të parë ata që e krijuan, e ushqyen dhe e po vazhdojnë ta ushqejnë narrativen kundër Ushtrisë sonë Çlirimtare.

Ditët e fundit, Brigadat e Kuqe të VV-së kanë ekspozuar panikun e tyre të hapur për një emër të vetëm: Hashim Thaçi, themelues i UÇK-së, përfaqësuesi i patrembur i saj politik, kreu i delegacionit të Kosovës në Rambuje, shpallësi i guximshëm i pavarësisë së Kosovës dhe President i Republikës së Kosovës. Por mbi të gjitha, një figurë madhështore e këtij kombi. Një patriot i vërtetë.

Kori i ashpër i akuzave të liga kundër këtij titani historik, i cili sot qëndron i bllokuar në betejën më të padrejtë të jetës së tij, udhëhiqet në mënyrë të neveritshme nga agjitatorja kapuçkuqe greke.

Këta bufonë guxojnë të luajnë rolin e arbitrave moralë, duke ripërtypur pa turp hapat e gabuar të të tjerëve dhe duke kërkuar nga deputetët një kërkimfalje për themelimin e kësaj gjykate. Por, ata harrojnë me paturpësi të vërtetën e pamohueshme:

Kjo gjykatë lindi mbi akuzat helmuese që ata vetë i sajuan.

E gjithë ekzistenca e saj mbështetet në akuzat dhe tradhtitë e kryera nga ata që tani parakalojnë si moralizues të së drejtës. Sepse të njëjtat akuza të pabaza që po jehojnë pa pushim në Hagë, janë akuza që VV dhe LDK i kanë ngulitur në ndërgjegjen publike për më shumë se një dekadë, në Kuvend, në studio televizive, ne vizita zyrtare nëpër shtetet e bashkimit evropian dhe në rrugë.

Ballafaqimi i deputetëve të Kuvendit me këtë votim, ndodhi vetëm për shkak të narratives helmuese dhe akuzave të rreme të përhapura edhe nga vet njerëzit që tani mbajnë pushtetin.

Deputetët nuk votuan për një gjykatë që do të ndiqte akuzat e sajuara nga vetë shqiptarët; ata u mashtruan qëllimisht për të votuar për një gjykatë që do të trajtonte krimet e pretenduara në Raportin e Dick Martít, i cili, siç doli më vonë, ishte thjesht një mjet presioni dhe jo objekt i hetimit i kësaj gjykate.

Shumë deputetë mund t’i jenë nënshtruar presionit dhe, pavarësisht qëllimeve të tyre më të mira, kanë kryer një veprim të gabuar për të cilin shumica prej tyre kanë kërkuar falje tashmë.

Por ti, kapuçkuqe, së bashku me të gjithë ata që ndërtuan këtë rrëfim dhe këtë gjykatë, keni kryer një tradhti të qëllimshme kombëtare. Prandaj, një falje, e cila është jo vetëm e nevojshme, por mbi të gjitha e domosdoshme, duhet të vijë në radhë të parë nga ju, promotorët e vërtetë të kësaj gjykate: nga ju që dorëzuat dosjet dhe ofruat dëshmitarët.

E ne të gjithë e dimë se tradhtarëve u mungon dinjiteti njerëzor dhe guximi qytetar për të pranuar tradhtinë e tyre dhe për të kërkuar falje.

Kjo është arsyeja pse tradhtaret si ju do të gdhenden përgjithmonë në historinë e kombeve si asgjë më shumë sesa ajo që janë, TRADHTARË. Dhe aty do të mbeten, të vulosur me turp.

Agresioni juaj nuk e mbulon tradhtinë tuaj; përkundrazi, e shpërfaqë atë.

- Advertisement -

Të Fundit