Mushkolaj debaton me Limajn, ia përmend punësimin e dhëndrit në ministrinë e drejtuar nga NISMA (Video)

Analisti Imer Mushkolaj ka debatuar me kryetarin e NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke akuzuar subjektin e këtij të fundit për punësime në baza partiake.
Mushkolaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se bordet e universiteteve publike janë mbushur me zyrtarë të NISMA-s.
Ai ka thënë se shumica e diplomuarve po ikin jashtë vendit, pasi në institucione të ndryshme të vendit po punësohen zyrtarë të NISMA-së, duke mos u dhënë mundësinë të tjerëve.
“Me 31 dhjetor në bordin e Universitetit të Gjilanit, ministri juaj Bytyçi ka emëruar Emrush Thaçin, Yllka Behluli dhe Artan Haziri. A i njihni këta njerëz Limaj”, i është drejtuar Mushkolaj Limajt, duke pretenduar se personat e etiketuar janë të afërt me NISMA-n.
Limaj i është përgjigjur se të njëjtit kanë qenë edhe më parë në këto pozita dhe sipas tij “këta persona nuk mund t’i dënojnë”.

Lexo edheGazetari kroat tregon se si ishte pritur në Kroaci lajmi për rënien heroike të familjes Jashari
Mushkolaj ka debatuar me Limajn edhe për punësimin e disa familjarëve të Limajt, duke përmendur edhe dhëndrin e këtij të fundit.
“Ka pasur raportime se dhëndëri juaj, Veroni, është punësuar në ministrinë e drejtuar nga subjekti juaj”, i është drejtuar Mushkolaj, Limajt.
Limaj ka thënë se dhëndëri i tij ka përgatitje profesionale dhe gradën “Master”, dhe nuk mund të dënohet me mos punësim.
Mushkolaj ka përmendur edhe emrin e Durim Limajt, që është i biri i kryetarit të NISMA-s, si një gabim që është emëruar shef kabineti në ministrinë e drejtuar nga NISMA./Telegrafi/














