BallinaLajmeMurati e fillon “luftën virtuale” me ShBA-të: Do të dëshmohet që ne...

Murati e fillon “luftën virtuale” me ShBA-të: Do të dëshmohet që ne kemi pasur të drejtë

Të ngjajshme

“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën kontroll orë pas ore

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në Podcastin “Flasim” foli për...

“Mungesa e konsensusit politik po bllokon zgjidhjen e çështjes së presidentit”

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës i dërguar...

Lebroni vazhdon të thyejë rekorde, bëhet lojtari me më shumti paraqitje në NBA

LeBron James theu rekordin e NBA-së për më shumë...

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Hekuran Murati është përpjekur të minimizojë njoftimin e ShBA-ve për pezullimin e planifikimit për Dialog Strategjik me Kosovën.

Në një konferencë për shtyp të premten, ministri në detyrë i Financave tha se bashkëpunimi me Uashingtonin vazhdon të jetë i mirë.

“Siç edhe e dëgjuat, kryeministri tha se bëhet fjalë për pezullim të procesit për dialogun strategjik, e jo domosdo dialogun si proces në vetëvete. Pra, procesi deri aty, i cili pastaj shqyrton çështje të ndryshme sa i përket bashkëpunhimit ekonomik, në fushën e mbrojtjes etj..”, tha ai.

“Ne mund të kemi dallime, por raportet vazhdojnë, siç vazhdojnë edhe takimet. Sa i përket takimeve, nuk mund të ndaj detaje sepse nuk marrë pjesë në çdo takim”, tha Murati.

Murati tha se Kosova vazhdon të ketë bashkëpunim të mirë me ShBA-të dhe përmendi heqjen e taksës prej 10% ndaj produkteve amerikane.

Duke mos treguar asnjë shenjë pendese ndaj veprimeve të qeverisë në detyrë, Murati tha se beson që në fund do të dal se qeveria ka pasur të drejtë.

“Kjo është situata dhe po besoj që përgjatë bisedave, përgjatë diskutimit.. por edhe siç është dëshmuar tash e sa kohë që veprimet tona, shpeshherë edhe kur janë kritikuar, në fund ka dal se kanë qenë të drejta dhe rezultati ka qenë pozitiv dhe besojmë që edhe në këtë proces në vazhdimësi do të dëshmohet që kemi pasur të drejtë si qeveri”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz