BallinaLajmeMungojnë ministrja Fitore Pacolli-Dalipi, Drita Millaku dhe deputeti Salih Zyba, dështon seanca...

Mungojnë ministrja Fitore Pacolli-Dalipi, Drita Millaku dhe deputeti Salih Zyba, dështon seanca për gazin lotsjellës

Të ngjajshme

Abdixhiku arrin në Kuvend, nuk deklarohet për media

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Nagavci për çështjen e Presidentit: Do të vazhdojmë me takime gjatë fundjavës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci,...

Haradinaj si “ora e Zvicrës”, arrin i pari në kuvend, ankohet për vonesa

Megjithëse ishte paraparë që të fillojë në orën 10:00,...

Keisuke Honda rikthehet nga pensionimi në moshën 39-vjeçare

Ish-ylli i AC Milan dhe i Japonisë, Keisuke Honda,...

Një seancë gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës dështoi të premten në Prishtinë për shkak të mungesës së të akuzuarve, përfshirë ministren e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli-Dalipi, dhe deputetin Salih Zyba.

Seanca nuk u mbajt pasi të akuzuarit Pacolli-Dalipi, Drita Millaku dhe Zyba nuk ishin të pranishëm në gjykatë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari i çështjes, Sabit Sadikaj, tha se Zyba kishte njoftuar gjykatën për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një seance plenare në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Pacolli-Dalipi kishte arsyetuar mungesën e saj.

Për të akuzuarën Millaku, gjykata nuk ka konfirmim nëse ajo e ka pranuar ftesën për seancën, pasi kjo nuk rezulton nga fletëkthesa, shtoi Sadikaj.

Gjykata do të lëshojë urdhër për sjellje me detyrim për të akuzuarit, ndërsa mbrojtësit e tyre do të ftohen në mënyrë të rregullt.

Në seancë ishte i pranishëm prokurori i shtetit, Avni Namani.

Në këtë rast, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të 2018-ës, bashkë me Zybën akuzohen ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deputetja Fitore Pacolli-Dalipi dhe ish-deputetja Drita Millaku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz