HomeLajmeMungesë fondesh, Ministria e Kulturës anulon tenderin për restaurim të objekteve të...

Mungesë fondesh, Ministria e Kulturës anulon tenderin për restaurim të objekteve të trashëgimisë kulturore në dy komuna

Të ngjajshme

Ministria e Kulturës ka anuluar një aktivitet prokurimi që kishte të bënte me punë shtesë, në kuadër të kontratës për ndërhyrje restauruese dhe konservuese në objekte të trashëgimisë kulturore në Ferizaj dhe Shtime.

Sipas njoftimit, procedura e prokurimit kishte për qëllim realizimin e punëve shtesë në projektet e restaurimit dhe konservimit të objekteve të trashëgimisë kulturore në këto dy komuna.

Nga dokumenti rezulton se në këtë aktivitet ishte pranuar vetëm një tender, ndërsa vendimi për anulim u mor më 22 maj.

Arsyeja kryesore e anulimit lidhet me faktin se aktiviteti i prokurimit përfshinte dy projekte të ndryshme të bashkuara në një lot të vetëm.

Sipas autoritetit kontraktues, për njërin prej projekteve – ndërhyrjet restauruese dhe konservuese në shtëpinë e Hasan Fazlisë në Koshare – nuk ka mjete të mjaftueshme financiare për realizimin e projektit.

Për shkak të mungesës së fondeve, Ministria vlerësoi se nuk mund të nënshkruhet aneks-kontrata për të dy projektet së bashku, duke bërë të domosdoshëm anulimin e procedurës aktuale të prokurimit.

Ky zhvillim nënkupton se realizimi i punëve shtesë në projektet e trashëgimisë kulturore në Ferizaj dhe Shtime do të duhet të riorganizohet përmes procedurave të reja

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz