Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMuharremi: LVV nuk po pajtohet me fatin se duhet me kalu në...

Muharremi: LVV nuk po pajtohet me fatin se duhet me kalu në opozitë

Të ngjajshme

Ish-komandanti i FSK-së thotë se situata politike ndikon negativisht në sigurinë e vendit

Kadri Kastrati, ish-komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës foli...

SHSRK: Çdo vonesë në financim vë në rrezik funksionimin e RTK-së

Shoqata Sindikale e Radio Kosovës ka shprehur shqetësimin e...

LVV nuk po pajtohet me fatin se duhet me kalu në opozitë.

Kështu ka shkruar Shenoll Muharremi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas Muharremit nëse LVV nuk po arrinë me formu shumicën parlamentare as pas 50 seancave në Kuvend me kaq shumë përkrahje, 42.3%, çka ka me bë kjo parti në të ardhmën kur përkrahja për të do të jetë edhe më e zbehtë?

Sipas Muharremit, kjo gjendje vetëm se do të thellohet në të ardhmën derisa LVV të ndryshoj e reformohet kogja thellë.

Postimi i plotë:

LVV nuk po pajtohet me fatin se duhet me kalu në opozitë

Nëse LVV nuk po arrinë me formu shumicën parlamentare as pas 50 seancave në Kuvend me kaq shumë përkrahje, 42.3%, çka ka me bë kjo parti në të ardhmën kur përkrahja për të do të jetë edhe më e zbehtë?

Si pasojë e qëndrimeve kontradiktore dhe armiqësore kundër tjerëve, ajo nuk ka më partnerë që dëshirojnë me bashkëqeverisë me të. Kjo gjendje vetëmse do të thellohet në të ardhmën derisa LVV të ndryshoj e reformohet kogja thellë.

Kjo strategji e aplikuar nga LVV-së (o krejt, o asgjë) po e dërgon partinë në opozitë, përkundër se ka dalë partia e parë. I ka fituar zgjedhjet, por e ka humbur betejën politike me qasje të gabuar.

LVV nuk po arrinë, po dështon sistematikisht, 50 hërë, me formu një shumicë, kjo tashmë është e qartë. E kur nuk arrinë me gjithë këtë përkrahje me formu shumicën, nuk do arrijë as kur i afrohet 30% në zgjedhjet e ardhshme.

E ardhmja politike e LVV-së duket se është në opozitë. Me këtë nuk po pajtohet asesi Albin Kurti i cili gaboj me strategjinë e tij zgjedhore. Por LVV duhet me u përgatitë për opozitë i cili tash duket një skenar shumë i mundshëm pas dështimit dramatik me kriju patneritete dhe shumicën parlamentare.

- Advertisement -

Të Fundit