Moti sot dhe nesër
03
Lexo edheKy është aktivisti i VV’së që deshi të kryejë sulm kibernetik në Kuvend dhe RTK (Foto)
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë këtyre dy ditëve të vikendit.
Temperaturat sipas IHMK-së, minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe më pas ditën e diele nga jugperëndimi me shpejtësi deri 6m/s. Shtypja atmosferike vazhdon ti ruaj vlerat e normales me tendencë të zbritjes javën e ardhshme.

Lexo edheKy është aktivisti i VV’së që deshi të kryejë sulm kibernetik në Kuvend dhe RTK (Foto)
Ndërsa, java e ardhshme do të karakterizohet me mot jostabil, erëra, zbritje të temperaturave maksimale për 10-12 gradë Celsius dhe reshje shiu të cilat vende-vende do të jenë të intensitetit të lartë.