back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeMoti nesër dhe ditëve në vazhdim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me diell dhe mjaft të nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme dhe minimalet pritet të zbresin deri në 12 gradë Celsius. Maksimalja pritet të arrijë deri në 32 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të marta sjellë mot kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat në shumë vise mbi 30 gradë Celsius. Për reshje atmosferike as që bëhet fjalë.

Një fronti i dobët, i ftohtë ajror do të depërtojë të Mërkurën në Kosovë. Si pasojë do të ketë shtim të vranësirave sidomos në mëngjes me mundësi edhe për ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme, por gjatë ditës priten intervale kohore me diell dhe erëra të freskëta nga veriu. Ulje të ndjeshme të temperaturave do të ketë edhe në veri të Malit të Zi, veri të Shqipërisë dhe Luginë të Preshevës. Ulje më të lehta në Maqedoninë Veriore, ndërsa në perëndim të Shqipërisë fronti nuk do të ketë pothuajse fare ndikim.

Relativisht freskët do të jetë edhe të enjten me erëra të freskëta nga veriu e verilindja. Në bregdet më nxehtë./MeteoBallkan

Të Fundit

Sport

ShowBiz