Gjatë muajve që llogariten më të ftohtit e vitit, mbi Kosovë kishte temperatura thuajse pranverore që arrinin deri mbi 15 gradë celsius.
Por kur po vjen stina e vërtetë e pranverës, moti do të sjell borë e temperatura dimërore, që pritet të zbresin në -4 gradë gjatë kësaj jave, shkruan gazetametro.net.
Sipas meteorologëve, moti do të nis të prishet që nga dita e nesërme kur do të nisin reshjet e shiut, e më pas gjatë javës shiut do t’i shtohet edhe bora e të ftohtit.
Në ditën e parë të pranverës temperatura minimale do të bie në 0 gradë celsius, ndërkaq në dy ditët e ardhshme temperatura minimale do të arrijë deri në -4 gradë.

Gjatë këtyre ditëve, sipas matësve të kushteve meteorologjike, do të ketë diell të kohë pas kohshëm, shi e vranësira e madje edhe borë e të ftohtë.