Gjatë vikendit të 10–11 janarit 2026, vendi do të përfshihet nga mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe bore, si pasojë e rënies së temperaturave.
Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e shtunë do të nisë me riga shiu, të cilat gradualisht do të shndërrohen në reshje bore, veçanërisht në zonat më të larta dhe malore.
Ndërkohë, dita e diel do të karakterizohet nga temperatura negative gjatë gjithë ditës, duke krijuar kushte për ngrica të përhapura.
Temperaturat minimale pritet të zbresin nga -6 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 0 deri në 5 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi nga 1 deri në 12 metra për sekondë.