Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Mospërputhje midis anglishtes dhe shqipes”, Kurti e interpreton aktgjykimin e Kushtetueses: S’u...

“Mospërputhje midis anglishtes dhe shqipes”, Kurti e interpreton aktgjykimin e Kushtetueses: S’u morëm vesh, tash s’e di çfarë do të ndodhë

Të ngjajshme

Beogradi përmes BIA-s kërkon emrat e policëve që arrestuan zyrtarin serb për fyerje ndaj UÇK-së

“Arrestimi i zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë...

Gazetari Balla poston foto duke e puthur vajzën në buzë, nxit reagime

Një fotografi e gazetarit Sokol Balla teksa shihet duke...

Ballkani e nis nesër rrugëtimin evropian, flasin trajneri Shehi dhe mbrojtësi Jashanica

Nënkampioni i Kosovës, Ballkani nesër e nis rrugëtimin evropian...

Vdes një person që ishte lënduar në vendin e punës në Istog

Një person, i cili muajin e kaluar kishte rënë...

Azemi: Tre viktima brenda një dite, situata alarmante për sigurinë në punë në Kosovë

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e di se çfarë do të ndodhë pas fundit të kësaj jave, kur skadon afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Albin Kurti tha në një konferencë për media se aktgjykimi i qershorit i Kushtetueses thotë se “ka një mospërputhje midis gjuhës angleze dhe shqipe në Kushtetutë dhe se do të duhej që brenda 30 ditëve, jo të fillojë seanca konstituive, por të përmbyllet ajo”.

“Por, meqenëse nuk e keni ditur – pak a shumë kështu thotë Gjykata Kushtetuese – atëherë ja i keni edhe 30 ditë të tjera. Këto skadojnë këtë fundjavë, këtë të dielë, por Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë se çfarë ndodh nëse nuk konstituohet brenda 40 ditëve. Dhe unë mendoj që nuk ka pasur se si të thotë se çfarë do të ndodhë, sepse ajo ka thënë diçka që është e arsyes së shëndoshë nga vetë Kushtetuta për mosmarrëveshje politike midis grupeve parlamentare nuk është adresë gjykata, por tryeza e partive”, tha ai.

Kurti tha se do të duhej të merreshin vesh, por se nuk e di se çfarë do të ndodhë pas të dielës.

“Ne do të duhej që të merreshim vesh. Por ne nuk u morëm vesh, siç e dini, dhe tash nuk e di se çfarë do të ndodhë pas 30 ditëve”.

asnjë indikacion

Ndërkohë, ne duhet të qeverisim, sepse i kemi kompetencat e kufizuara, por punët i kemi të shumta. Nuk jemi duke punuar më pak, ndonëse kemi më pak kompetenca dhe në përputhje me nenin 31 të ligjit për qeverinë po punojmë vazhdimisht me të gjithë ministrat në detyrë.

- Advertisement -

Të Fundit