A do t’ia japë Limajt postin e kryeparlamentarit, Kurti refuzon të ndajë detaje, thotë se po punon për marrëveshje në këtë javë
dp

Lexo edheKurti thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i shmangin udhëtimet nëpër Serbi

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet nëse do t’ia japë postin e kryeparlamentarit Fatmir Limajt.
Ai e përsëriti që ia ka bërë një ofertë Nismës, por nuk dha detaje.
Kurti shtoi se në këtë fundjavë ose do të jetë lajmi për marrëveshjen e arritur ose jo.

Lexo edheKurti thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i shmangin udhëtimet nëpër Serbi
“Unë kam bërë një ofertë për Nismës Socialdemokrate dhe nuk do të mund të diskutojë elementet përbërëse para se të finalizohen ato biseda. Unë uroj e shpresoj sepse punoj që kjo të bëhet në këtë javë, të përmbyllet, e kësisoj ju kërkoj edhe pak durim sepse në këtë fundjavë ose do ta kemi lajmi për marrëveshjen e arritur ose mungesën e tij”, tha ai.