Moore: Pezullimi i dialogut strategjik të SHBA-së me Kosovën si pasojë e sjelljes negative të Kurtit
dp

Lexo edheMendimi për motin: Natë e ftohtë me minimale prej 6C, të enjten mbetet freskët, por me diell

Moore thotë se këto sjellje negative nga Kurti po bëhen jo vetëm ndaj SHBA-së, por edhe ndaj Kosovës.
“Ky është rezultat i sjelljes si të z.Kurti ashtu edhe të të tjerëve në nivel të lartë në Kosovë”, ka thënë Moore në Kosova Online.
Ai tutje ka thënë se si pasojë e mos reflektimit të Albin Kurtit, përfshirë edhe ndaj kërkesave të ish-ambasadorit Jeff Hovenier, raportet në mes të SHBA-së dhe Kosovës janë shumë të këqija tani kur Trump është rikthyer në pushtet.

Lexo edheMendimi për motin: Natë e ftohtë me minimale prej 6C, të enjten mbetet freskët, por me diell
“Por tre e më shumë vjet pa përparim sepse Kurti në cilësinë e tij si Kryeministër nuk donte të reagonte pozitivisht, ai nuk e bëri punën e tij, dhe pasojat e kësaj janë që marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Prishtinës janë shumë të këqija edhe tani në administratën Trump”, ka thënë Moore.