back to top
Thursday, September 18, 2025
BallinaLajmeMoore kritika qeverisë: Mos prisni dhurata nga Uashingtoni, dëshmojeni se jeni vend...

Moore kritika qeverisë: Mos prisni dhurata nga Uashingtoni, dëshmojeni se jeni vend demokratik

Të ngjajshme

Moore: Kosovës iu bë presion për themelim të Speciales për shkak të disa shqetësimeve

Ish-diplomati amerikan Jonathan Moore, sonte në Rubikon shpalosi detaje...

Totaj: Investuam në qytet e fshat, tani koha për projekte të mëdha

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, vizitoi sot disa...

Spektakël në Anfield, Liverpool fiton në frymën e fundit Atletico Madrid

Liverpool ka regjistruar një fitore dramatike 3-2 ndaj Atlético...

Rikthehet Atletico, e befason Liverpoolin me gol në 10 minutat e fundit të ndeshjes

Atletico e ka barazuar rezultatin ndaj Liverpoolit në Ligën...

Uashingtoni nuk mund të zgjidh çështjet e brendshme të Kosovës, ka deklaruar sot ish-diplomati amerikan Jonathan Moore.

“Mesazhi i Kosovës është i mbingarkuar, nuk mund të formohet qeveri, nuk mund të veprohet së bashku, nuk formohen koalicione nuk bëhet asgjë, e të na bëni ju të gjitha këto gjëra, Uashingtoni nuk funksionon në këtë mënyrë. Kur vendet tjera paraqesin ndonjë rast, dhe meqë ra fjala nuk e kanë një marrëveshje lidhur me këtë çështje, nuk pritet kjo midis Uashingtonit-Prishtinë, Uashingtonit-Beogradit, apo ndonjë kombinim të tillë”, tha Moore.

Sipas Moore, nuk duhet të priten dhurata nga Uashingtoni veç pse jeni Kosovë, por thekson se politika vendore duhet ta dëshmoj se është vend demokratik.

“Kosova ka mundësinë, ka udhëheqësit politik të zgjedhur në mënyrë demokratike që të mblidhen së bashku të formojnë një qeveri, ta gjejnë një rrugëdalje nëse jo tani ta bëjnë pas zgjedhjeve lokale, por mos prisni se Uashingtoni thjesht do t`ju japë dhuratë për shkak se jeni kosovarë, apo Kosovë apo për ndonjë arsye tjetër. Dëshmojeni se jeni vend demokratik, sovran, bëni kompromise, bëni koalicione dhe merrni vendime pozitive, që janë të mira për qytetarët e Kosovës. Këtu është çështja pse është pezulluar për një kohë të gjatë kërkesat, mundësitë janë humbur, kërkesat janë refuzuar. Është një konkluzion përfundim i natyrshëm se dialogu strategjik pezullohet”, tha Moore në Rubikon.

Për ta kthyer në binar raportin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Moore ka këshilluar që të ndërmerren disa hapa të rëndësishëm nga Qeveria e Kosovës. Thotë se disa kompromise janë të domosdoshme për tu marre, përfshirë edhe angazhimin serioz për dialogun me Serbinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz