Momenti kur skuadra e Khabibit futen në oktogon dhe sulmojnë McGregorin
BILLI

Lexo edheJa kush është personi me të cilin u rrah Khabib pas fitores ndaj McGregor

Përballja mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor për titullin e peshave të lehta në UFC përfundoi me kaos në T-Mobile Arena në Las Vegas.
Pak sekonda pasi Conor e dorëzoi luftën dhe Khabib u shpall fitues, rusi kaloi mburojat e oktogonit dhe kërceu në turmë për t’u përleshur me skuadrën e irlandezit.
McGregor pas gjithë kësaj qëndroi në kafaz, por këtu u sulmua nga njerëz të skuadrës së Khabib.
Lexo edheJa kush është personi me të cilin u rrah Khabib pas fitores ndaj McGregor
Në një moment që është publikuar së fundmi shikohet Conor duke u grushtuar nga një pjesëtar i skuadrës së Khabib i veshur zi dhe pastaj nga turma futet dikush tjetër (i veshur me ngjyrë të kuqe lartë), dhe e godet atë nga pas.