Një burrë me një të kaluar të dhunshme dhe i diagnostikuar me skizofreni u përpoq të rrëmbente një vajzë 3-vjeçare në një qendër tregtare në Virxhinia disa ditë më parë.
Për fat të mirë, veprimet e tij u vunë re nga nëna e fëmijës, e cila e ndaloi. Në videon tronditëse të publikuar nga Zyra e Sherifit të Qarkut Fairfax, e cila u kap nga kamerat e sigurisë më 18 korrik, 26-vjeçari Andres Caceres Jaldin shihet duke marrë vajzën e vogël dhe duke ecur përreth duke e mbajtur në krahë.
Vajza e vogël ishte larguar disa çaste më parë nga një kënd lojërash i mbyllur në qendrën tregtare dhe babai i saj, i cili ishte ngarkuar të kujdesej për të, u panikos dhe i telefonoi gruan e tij, e cila po bënte pazar në një dyqan aty pranë, kur kuptoi se vajza e tyre ishte zhdukur.
Surveillance video released by police shows a man allegedly attempting to abduct a toddler at Fair Oaks Mall in Fairfax County, Virginia, on July 18. Police say the child wandered from a play area when a man they have named as 26‑year‑old Andres Caceres Jaldin picked her up. The… pic.twitter.com/sWkSU3LWWf
— CBS News (@CBSNews) August 1, 2025
Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga NBC Washington, nëna e pa Jaldin me vajzën e vogël në katin e dytë të dyqanit dhe i kërkoi atij t’ia dorëzonte vajzën. Ai pranoi pa kundërshtim dhe pretendoi se po përpiqej vetëm ta ndihmonte vajzën e vogël të gjente prindërit e saj. Jaldin më pas iku nga qendra tregtare me një makinë që e kishte vjedhur nga një garazh lokal pak para rrëmbimit të supozuar të vajzës. Policia e gjeti automjetin në një hotel në Chantilly aty pranë, ku Jaldin u arrestua dhe më vonë u akuzua për tentativë rrëmbimi.
Sipas dokumenteve të gjykatës, i dyshuari kishte një histori sulmesh të dhunshme ndaj anëtarëve të familjes.
Në vitin 2024, ai u akuzua për sulme të shumëfishta dhe dhunë fizike, plagosje të qëllimshme dhe dëmtim të pronës. Viktimat ishin nëna, babai dhe vëllai i tij, sipas padisë.
Ndërsa ishte liruar me kusht në pritje të gjyqit, ai u akuzua përsëri për sulm ndaj anëtarëve të familjes së tij. Pas një vlerësimi psikiatrik të kryer si pjesë e procedurës penale, ai u diagnostikua me skizofreni.