BallinaLajmeMolliqaj: Koha dëshmon kush do përfundojë në PDK, ajo nuk do të...

Molliqaj: Koha dëshmon kush do përfundojë në PDK, ajo nuk do të jetë Aida

Të ngjajshme

Ndërron jetë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl Jashari

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl...

Çfarë ndodh nëse dekreti i presidentes shpallet i ligjshëm ose i kundërligjshëm?

Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese mund...

Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana

Megjithatë, mënyra e zbatimit të kësaj ndihme ndryshon nga...

Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Policia zhvillojnë aksion në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka folur rreth raportimeve për mundësitë e kalimit të Aida Dërgutit në Partinë Demokratike të Kosovës.

Në një reagim të tij në llogarinë e tij në facebook, ai ka demantuar raportimet e tilla pasi sipas tij Dërguti gjithnjë ka luftuar kundër krimit dhe korrupsionit, njofton Klan Kosova.

”Aida Dërguti që jetën ia kushtoi çlirimit dhe zhvillimit të vendit tonë, prej angazhimit në UÇK e deri sot, vazhdon të jetë një prej njerëzve që nuk do të ndalen në përpjekjen kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë. E ata që i kanë hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së kurse sot i akuzojnë shoqet e shokët e tyre më të mirë për tradhëti, nuk po bëjnë asgjë më shumë se sa që po e shpërfaqin hipokrizinë e tyre. Por e ardhmja do ta dëshmojë se kush do të përfundojë tek PDK-ja. Definitivisht ajo nuk do të jetë Aida”, përfundon Molliqaj, njofton Klan Kosova.

Gjatë ditës u raportua për një takim të dy nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe Aida Dërgutit, ku flitej dhe për kalim të mundshëm të Dërgutit në PDK.

Megjithatë Kuvendi përmes një njoftimi sqaroi takimin e dyshes, duke thënë se kanë pirë kafe derisa po prisnin të aplikojnë për vizë britanike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz