back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeMolliqaj e quan Kurtin të njëjtë me Thaçin: Rroftë baba, poshtë UÇK-ja

Molliqaj e quan Kurtin të njëjtë me Thaçin: Rroftë baba, poshtë UÇK-ja

Të ngjajshme

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...

Ajër i ndotur në Prishtinë, i 13-ti më i dobëti në botë

Mbi kryeqytet po mbizotëron ajër i ndotur. IndeksOnline raporton se...
- Advertisement -

Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj i është përgjigjur Albin Kurtit për kërkesën që kishte dje për Hashim Thaçin.

Madje, Molliqaj i ka quajtur persona të ngjashëm Kurtin e Thaçin duke marrë disa shembuj. Deputeti i PSD-së ka thënë se Kurti zgjohet në mëngjes sikur Thaçi me dy fjalë, unë dhe historia.

“Ku kemi dalluar asokohe si VV nga LDK dhe një pjesë e shoqërisë civile rreth Gjykatës Speciale është pikërisht kjo: ne thoshim se kriminelët e korruptuar që e kanë kapur shtetin duhet t’i denojnë gjykatat tona për keto vepra; thoshim po ashtu se drejtësia e çlirimi nuk mund të na vijnë nga jashtë, ato janë autentike; një Gjykatë e veçantë vetëm për Kosovën, për më tepër një etnike është e papranueshme në secilin rast. Pavarësisht kush mund te arrestohet. Madje herë pas here thoshim se pushteti i VV-së nuk do t’i dorëzoje çlirimtarët.

Sot kanë ndërruar yjet, tjetër këngë këndohet. Gjykata Speciale, varet…Nese e arreston Hashim Thaçin edhe bën.
Duke i personalizuar marrëdhëniet politike deri në obsesion, Albini është zhytur e ka humbur brenda orbitës së kundërshtarëve, duke përvetësuar mënyrat e tyre. Sikur Hashimi, edhe ky punon me vegla e instrumentalizon çdo gje. Sikur Hashimi, edhe ky është frikacak që nuk ka pranuar të marrë mbi vete asnjë rrezik. Asnjë! Sikur Hashimi, edhe ky zgjohet në mengjes me dy fjalë: unë dhe historia.

Parimi është i tillë vetëm kur është i verbër karshi emrave konkretë. Parimet dhe e verteta nuk kanë karakter primordial. Ato nuk mund të lidhen për kërthizen e askujt, as te Albinit. Ata që e japin UÇK-në në kuadër të luftës së brendshme politike, e duan pushtetin dhe jo Kosoven. E duan veten dhe jo UÇK-në. Prandaj, nuk janë as parimorë e as të vërtetë.

Rrofte baba, poshtë UÇK-ja! Ky ishte mësimi. Secili subjekt është i përkohshëm, edhe Albini shkoi” shkruan Molliqaj në Facebook./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz