Moderatorja e RTK’së shpërthen në lot, derisa jep lajmin për vdekjen e koleges
03

Lexo edheGruaja palestineze qëllohet për vdekje nga ushtarët izraelitë, në një pikë kontrolli

Moderatorja e RTK’së, Edona Musa gati sa nuk ka shpërthyer në lot derisa ka dhënë lajmin për vdekjen e koleges së saj, Ardita Sylejmani, shkruan Gazeta Metro.
Gazetarja e RTK’së, Ardita Sylejmani ka vdekur sot në Budapest të Hungarisë.
Gazetarja me prejardhje nga Gjilani dyshohet se ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes.

Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore, ndërsa me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka arritur të mbijetonte.
Gazetarja Sylejmani është bashkëshorte e Shpend Bllacës, të punësuarit në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në kryeqytetin hungarez.

Lexo edheGruaja palestineze qëllohet për vdekje nga ushtarët izraelitë, në një pikë kontrolli
Ajo ka lënë pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur.
Më poshtë keni momentin kur Edona Musa jep lajmin për vdekjen e saj./gazetametro.net