back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaUncategorizedMMPH njoftohet me gjendjen e krijuar pas vërshimeve në rajonin e Vitisë...

MMPH njoftohet me gjendjen e krijuar pas vërshimeve në rajonin e Vitisë (Foto)

Të ngjajshme

Diplomatët gjermanë e përgëzojnë KQZ’në për organizimin e zgjedhjeve

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti...

Obiliqi merr vendim, heq taksën 10 euro për qytetarë

Komuna e Obiliqit ka pasur një ngarkesë prej 10...
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka vizituar të hënën, Komunën e Vitisë, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti.
Ministri Agani, u njoftua për së afërmi nga kryetari Haliti, për gjendjen e krijuar në këtë rajon pas vërshimeve të fundit, duke shprehur shqetësimin e tij, por edhe përkushtimin për tejkalimin e gjendjes, e cila llogaritet tejet e rëndë, njofton kumtesa ministrore.

Pas njoftimin me situatën, ministri i MMPH-së, Ferid Agani, së bashku me kryetarin Sokol Halitin, vizituan rajonin e prekur nga vërshimet e fundit, të cilat po krijohen si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Morava e Binçës.

Pas inspektimit të situatës, Agani dhe Haliti, u dakorduan, që për tejkalimin e kësaj situate, kërkohet urgjentisht rregullimi i shtratit të lumit Morava e Binçës, e cila shpeshherë po shkakton përmbytje dhe dëme në tokat bujqësore në Viti.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz