Mjeshtër i eurogolave, Bersant Celina e realizon një me fanellën e AIK-ut
dp

Lexo edheBajrami pas takimit me zyrtarin e lartë të DASH: LDK nuk i bashkohet rrugëve që çojnë në qeverisje të dëmshme për raportet ndërkombëtare

Skuadra e AIK-ut ka shënuar fitore 3:0 ndaj Degerfors, në javën e 15-të në elitën e futbollit suedez.
Golin e fundit në këtë përballje e shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, shkruan Indeksonline
Celina shënoi një eurogol nga distanca në minutën e fundit të ndeshjes.
Mesfushori kosovar gjuajti fuqishëm drejt portës dhe mposhti portierin kundërshtar.
28-vjeçari gjatë këtij sezoni ka shënuar tri gola dhe ka bërë tri asiste me fanellën e AIK-ut./Indeksonline/

Lexo edheBajrami pas takimit me zyrtarin e lartë të DASH: LDK nuk i bashkohet rrugëve që çojnë në qeverisje të dëmshme për raportet ndërkombëtare
Bersant Celina sätter dit nådastöten i den 92:a matchminuten! 3-0 AIK mot Degerfors! 🎯
📲 Se matchen på HBO Max pic.twitter.com/00fXba9kjJ
— Sports on HBO Max 🇸🇪 (@sportsonmaxse) July 13, 2025