Mitrovicë, arrestohen dy persona të dyshuar për ‘falsifikim të targave’
Në vazhdën e parandalimit të veprimtarive kriminale, Njësia rajonale e Auto-krimeve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, pas disa ditë hetimi të mirëfilltë ka arritur të identifikojë lokacionin ku dyshohej se po kryhej punimi i targave të falsifikuara.
Hetuesit policorë mbi bazën e dyshimeve të ngritura, në mesditën e djeshme të datës 21 korrik 2016, në Mitrovicë, kanë realizuar një urdhër kontroll në një lokal pune, ku dyshohej se kryhej punimi i targave të falsifikuara. Gjatë kontrollit si prova materiale janë sekuestruar:
- 30 copë llamarina të formatit të targave
- një lap top
- një shtëpizë kompjuteri
- targa të ndryshme, vendore e të huaja
- mostra të folive për targa
Në cilësi të personave të dyshuar janë arrestuar dy persona, pronarë të lokalit ku ushtrohej veprimtaria e dyshuar për punim të targave të falsifikuara.

Lexo edheJa si fiton brenda dite fabrika e kërpudhave në Mitrovicë
Pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të çështjes dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre është iniciuar procedurë penale ‘falsifikim dokumenti’.














