back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëMitrovicasit kërkojnë lejimin e rindërtimit të xhamisë së Ibrit në veri të...

Mitrovicasit kërkojnë lejimin e rindërtimit të xhamisë së Ibrit në veri të qytetit

Të ngjajshme

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

 

Kryetari i komunës, me bashkëpunëtorë, ka vizituar Bashkësinë Islamë të Mitrovicës, për t’ua uruar Festën e Fitër Bajramit, ku është pritur nga kryeimami Mulla Asllan Murati dhe drejtues tjerë të BI-së.

Kryetari Bahtiri ju tha drejtuesve të BI-së se kjo është nëj ditë e madhe për besimtarët e fesë islame, prandaj edhe ka ardhur që në emër të institucioneve të pushtetit lokal të shpreh konsideratat dhe urimet më të sinqerta për adhurimet dhe agjërimin e muajit të Madhërishëm të Ramazanit.

“Ju keni kryer një obligim të madh me përkushtim dhe devotshmëri, andaj i lutem Zotit që të ua pranoj agjërimin dhe tu shpërblej për respektimin e këtij obligimi. Ne që jemi në pushtet këtu në Mitrovicë kemi pas bashkëpunim të mirë me BI-në, por natyrisht edhe me qytetarët. Ky bashkëpunim ka bërë që sot situata në Mitrovicë të jetë e qetë dhe stabile, si në komunat tjera të vendit, madje edhe më e mirë, gjë që tregojnë statistikat gjithnjë në rënie të krimeve të të gjitha natyrave. Do vazhdojmë kështu së bashku, për të tejkaluar edhe problemet dhe sfidat tjera me të cilat do të ballafaqoheni”, tha kryetari Bahtiri.

Kryeimami i BI-së, Mulla Asllan Murati, pasi falënderoi kryetarin Bahtiri dhe bashkëpunëtorët e tij për vizitën dhe urimet e bëra, tha se bashkëpunimi ndërmjet komunës dhe BE-së, ka qenë i mirë dhe me rezultate konkrete.

“BI e Mitrovicës e ka pas mbështetjen e institucioneve të pushtetit lokal dhe sidomos të kryetarit Bahtiri. Në shumë aktivitete me interes për qytetin dhe qytetarët kemi qenë së bashku dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha ai.
Imami Murati i njoftoi drejtuesit komunal edhe me aktivitetet e organizuara gjatë muajit të Madhërishëm të Ramazanit dhe ato për faljen e namazit të Bajramit të Madh, ku ka pas një pjesëmarrje të madhe të besimtarëve dhe që të gjitha kanë kaluar pa asnjë problem.

Ai tha se sivjet, për herë të parë pas luftës së fundit, në mënyrë të organizuar, namazi i Fitër Bajramit është falur edhe në veri të qytetit, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve”.

“Edhe pse xhamia e Ibrit në cepin verior të urës, ku ka ekzistuar me shekuj, nuk po lejohet ende të rindërtohet, besimtarët myslimanë morën iniciativën që namazi i Bajramit të falet edhe në “Lagjen e Boshnjakëve”, në ambient të hapur, përkatësisht në rrugë. Ne mbështetëm këtë kërkesë dhe rreth 500 besimtarë e kanë falur namazin në rrugë, para ndërtesës së administratës. Gjithçka ka kaluar mirë dhe pa asnjë incident”, tha kryemami Murati.

Kryetari Bahtiri dhe kryemami Murati, u dakorduan që nga tash të intensifikojnë aktivitetet e përbashkëta për lejimin e rindërtimit të xhamisë së Ibrit, në vendin ku ka qenë derisa është rrafshuar me tokë nga ekstremistët serbë, në cepin verior të urës kryesore mbi lumin Ibër.

Të Fundit

Sport

ShowBiz