Ky është momenti prekës kur një qen i devotshëm i thotë lamtumirën përfundimtare pronarit të vet, i cili gjendej në momentet e fundit të jetës.
Siç shkruajnë mediat e huaja, muajin e kaluar, Ryan Jessen nga Kalifornia kishte menduar se kishte migrenë, por ishte hospitalizuar për shkak të një hemorragjie në tru dhe nuk u shërua më.

Pas kësaj, të dashurit e tij u mblodhën në dhomën e tij në spital për t’i dhënë lamtumirën e fundit, më 30 nëntor.
















