Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan të martën deklaroi se Kanali i Stambollit, sipas modelit të kanalit të Suezit dhe Panamasë, do të jetë “markë botërore”.
Gjatë një adresimi në Stamboll në ceremoninë e prezantimit të kandidatëve të Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) për zgjedhjet në Turqi, Erdoğan tha se projekti i Kanalit të Stambollit në masë të madhe do të shkarkojë Bosforin, me çka do të evitohen “fatkeqësitë ambientale”.
Kanali lundrues, i gjatë 45 kilometra, do të lidhë Detin Marmara dhe Detin e Zi, ndërsa do të duhet të përfundojë deri në vitin 2023.
Erdoğan tha se qëllimi është të zvogëlojë rrezikun që lidhet me transportimin e mallrave të rrezikshme në Bosfor, duke theksuar se bëhet fjalë për një projekt të zhvillimit strategjik.
Lexo edhePresidenti që shkuli rrënjët e korrupsionit, anuloi edhe festën kombëtare të pavarësisë
















