Ministrja për Gratë e Çadit vjen në Kosovë, do të marrë pjesë në Forumin e udhëhequr nga presidentja Osmani
dp

Lexo edheBaseli fiton Kupën e Zvicrës, nuk mungon goli i Xherdan Shaqirit

Ministrja për Gratë dhe Fëmijërinë e Hershme e Çadit, Amina Priscille Longoh ka ardhur gjithashtu në Kosovë, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes Vjosa Osmani.
Presidenca e Kosovës njoftoi për mbërritjen e saj.
“Ministrja Longoh do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nën udhëheqjen e Presidentes Osmani”, u tha në njoftim.

Lexo edheBaseli fiton Kupën e Zvicrës, nuk mungon goli i Xherdan Shaqirit