BallinaLajmeMinistria shpall konkursin për 400 punëtorë

Ministria shpall konkursin për 400 punëtorë

Të ngjajshme

Klea Huta dhe Elgit Doda finalizojnë ndarjen e tyre?

Thashethemet për një krisje në marrëdhënien mes Klea Huta...

Mbyllet rruga në Jarinjë, serbët në protestë

Qarkullimi për vetura është mbyllur në pikëkalimin kufitar  në...

Nis protesta e serbëve, mbyllet pika kufitare në Jarinje

Ka filluar protesta e serbëve në pikëkalimin kufitar në...

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), së bashku me GIZ-in Gjerman nga sot kanë lansuar skemën “Praktikë në Punë”, nga e cila do të përfitojnë mbi 400 punëkërkues të regjistruar.

Punëkërkuesit e regjistruar pranë Zyrave Komunale të Punësimit, të rinjtë e moshave 18-35 vjeç, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara, të riatdhesuarit dhe minoritetet e të gjitha moshave kanë të drejtë të aplikojnë në këtë skemë.

Praktika zgjatë 6 muaj dhe pagesa është 150 euro në muaj, thuhet në njoftimin e dërguar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Në skemën “Praktikë në Punë” kanë të drejtë të aplikojnë punëdhënësit/kompanitë të cilët kanë nevojë për praktikantë dhe që kanë aplikuar dhe regjistruar vendet të lira të punës pranë Zyrave të Punësimit në komunat e tyre”, thuhet në njoftim.

Koha e aplikimit është e hapur nga data 9 korrik deri më 17 gusht 2018.

Për informata më të hollësishme drejtohuni pranë Zyrave të Punësimit në Komunat tuaja apo vizitoni faqen,http://aprk.rks-gov.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz