BallinaLajmeMinistria e Liburn Aliut anuloi vendimin për lokacionin e qenve endacakë në...

Ministria e Liburn Aliut anuloi vendimin për lokacionin e qenve endacakë në kryeqytet, Komuna e Prishtinës tregon kundërpërgjigjen ndaj vendimit

Të ngjajshme

Ra nga tri metra lartësi derisa po punonte, detaje nga rasti në Gjilan

Një person është lënduar rëndë dje derisa po punonte. Sipas...

Mbi 38 mijë lodra të pasigurta të ndaluara, rrezik për fëmijëve

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka ndërmarrë...

Korenica regjistron një tjetër asist në Rumani

Skuadra e CFR Clujit u mposht 2:1 ndaj U....

​Moti sot: Shi e borë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka anuluar vendimin e Komunës së Prishtinës për caktimin e lokacionit për strehimin e qenve endacakë.

Në vendimin e MMPH-së thuhet se ky vendim nuk është i bazuar në Ligjin për Planifikim Hapësinor.

MMPH i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që vendimi të bazohet në dokumentet e planifikimit hapësinor i paraparë sipas ligjit.

“Komuna duhet të harmonizojë vendimin me dispozitat ligjore në fuqi brenda 30 ditësh” thuhet ndër të tjera në arsyetimin e MMPH-së, pas anulimit që i ka bërë vendimit të Komunës së Prishtinës.

Indeksonline ka kontaktuar Komunën e Prishtinës për hapat e radhës karshi vendimit të MMPH-së.

Në përgjigjen e dhënë, Komuna ka njoftuar se është në diskrecionin e Kuvendit Komunal për të vendosur në lidhje me raportin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor.

“Në kushtet kur një Vendim kthehet në afatin kohor prej 15 ditësh, atëherë është në diskrecionin e Kuvendit Komunal që të vendos në lidhje me raportin e vlerësimit të Ministrisë, pas një arsyetimi teknik që do ta bëjë Drejtoria kompetente për planifikim, se ky caktim lokacion a është në përputhje me dokumentet e planifikimit hapësinor. Në rastin konkret Kryetari i Komunës së bashku me Kryesuesin këtë çështje e kanë vendosur si pike të rendit të ditës për mbledhjen e radhës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinëd, dhënë për Indeksonline.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz