Ministri shqiptar në qeverinë e RMV përkrah ambasadorin Meidani, thumbon VLEN-in: U ka hyrë sherri në mes
dp

Lexo edheArdian Gjini vazhdon vizitat nëpër biznese: I gjen pa rrymë, me gjeneratorë e me shumë ankesa për importin nga Serbia

Përmes një postimi simbolik me titullin “Vëllau”, Limani përdor një tregim metaforik për të përshkruar situatën politike aktuale, duke nënvizuar se “vëllau i mirë të mbron edhe kur gabon e lere kur s’ke asnjë faj”. Mesazhi shihet qartë si mbështetje për Meidanin dhe kritikë ndaj atyre që sipas tij po e sulmojnë ose po e braktisin ambasadorin për interesat politike.
“Ishte bërë i ashpër dhe i pa’arsyeshëm në qëndrime… Të gjithë kundërshtarët e dënuan: ‘Nuk meriton mëshirë…!’ Vetëm vëllau i tij shkoi ta takonte”, shkruan Limani.
Në fund të postimit, ai lëshon edhe një thumb të drejtpërdrejtë politik ndaj koalicionit VLEN:

Lexo edheArdian Gjini vazhdon vizitat nëpër biznese: I gjen pa rrymë, me gjeneratorë e me shumë ankesa për importin nga Serbia
“U ka hyrë sherri në mes…, do kërkojnë me qiri (ditën), por s’do gjejnë ‘argat’ sikurse….”
Postimi vjen në një moment kur në kampin shqiptar në pushtet po rriten tensionet lidhur me protestat studentore dhe reagimet ndaj përfshirjes morale dhe publike të ambasadorit shqiptar në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup.