Jashari: Ditë e rëndë për Kosovën, duhet të gjendet forma për ta zhbërë Gjykatën Speciale
dp
Lexo edhe“Pothuajse e gjitha u konfirmua” – Prelec pas aktgjykimit ndaj Thaçit e Veselit: Avokatët e shkëlqyer nuk mjaftuan
Deputetja e PDK-së Sala Jashari i është bashkuar protestuesve para Qeverisë së Kosovës.
Teksa ka bërë thirrje për qetësi dhe maturi, ka thënë se duhet të gjenden forma për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
“Është ditë e rëndë për Kosovën. Kam ardhur t’u them protestuesve ta ruajmë qetësinë dhe maturinë. Ne duhet ta ruajmë qetësinë dhe maturinë, Kosova po kalon në një situatë të vështirë. Nuk e kemi pritur këtë vendim të Gjykatës. Ne si deputetë, e kemi për obligim të marrim hapa institucionalë që sa më shpejt ta gjejmë formën ta zhbëjmë këtë gjykatë”, tha ajo./Indeksonline./

Lexo edhe“Pothuajse e gjitha u konfirmua” – Prelec pas aktgjykimit ndaj Thaçit e Veselit: Avokatët e shkëlqyer nuk mjaftuan