back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaSportMinistri Shala priti kryetarin e rizgjedhur të KOK-ut, Besim Hasani

Ministri Shala priti kryetarin e rizgjedhur të KOK-ut, Besim Hasani

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Rosenior flet për raportimet e fundit që e lidhën Cole Palmer me Manchester United

Trajneri i Chelseas, Liam Rosenior ka folur për raportimet...

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur në takim kryetarin e rizgjedhur të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me të cilin diskutuan për planet dhe bashkëpunimin mes MKRS-së dhe KOK-ut me qëllim të ngritjes së sportit në përgjithësi.

Ministri Shala e ka uruar Hasanin për rizgjedhje në drejtimin e KOK-ut edhe për një mandat katër vjeçar. Ai u shpreh se MKRS-ja do ta përkrah edhe në të ardhmen Komitetin Olimpik të Kosovës, me synimin që mbështetja të rritet vit pas viti, por edhe duke e siguruar kryetarin Hasani që KOK-u do të ketë pavarësi të plotë të funksionimit.

Ndërkaq, kryetari i KOK-ut, Besim Hasani e falënderoi ministrin Shala për urimin dhe gatishmërinë për ta ndihmuar edhe më tej Komitetin Olimpik. Ai e informoi ministrin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në KOK, ku përpos kryetarit u zgjodhën edhe nëntë anëtarët e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe katër nënkryetarët e tij. Gjithashtu, Hasani e njoftoi ministrin edhe për planet dhe përgatitjet për ciklin e ardhshëm olimpik 2017 – 2020, ky synimet janë që të prezantohemi edhe më me tepër sukses e cilësi.

Të dy u pajtuan që sporti të jetë edhe më tutje ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me fokus në investimet kapitale në infrastrukturën, masivizimin e sportit, ngritjen e cilësisë dhe nxjerrjen e talenteve të reja.

Të Fundit

Sport

ShowBiz