Ministri i Zhvillimit Ekonomik nuk del në vendin e ngjarjes në Trepçë, jep informacione nga zyra e tij
BILLI

Lexo edheDeputetja e VV-së padit deputeten e AAK-së

Ministri i Zhvilliit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka konfirmuar se KEDS dhe KOSTT kanë arritur që të aktivizojnë rrjetin e energjisë elektrike me të cilin furnizohet miniera e Trepçës.
Ai ka thënë se tashmë të gjithë minatorët kanë filluar që të dalin nga miniera.
“Sapo u informova rreth situatës aktuale në Trepçë. KEDS dhe KOSTT kanë arritur ta aktivizojnë energjinë për minierë, gjë që ka mundësuar nxjerrjen e minatorëve nga miniera. Minatorët e parë kanë filluar të dalin dhe presim që të gjithë të janë mbi tokë”, ka thënë Lluka.
Ndër të tjera ministri ka përcjellur edhe gjendjen e trafostacionit të djegur.
“Fotot janë nga gjëndja aktuale brenda tek trafo e djegur. Një pjesë e rëndësishme është dëmtuar shumë, që vështirëson lidhjen me energji për një pjesë të komunës. Janë duke punuar në sanimin e problemit”, ka shkruar Lluka.
Lexo edheDeputetja e VV-së padit deputeten e AAK-së
Se minatorët kanë filluar te dalin e ka konfirmuar edhe kryetari i Bordit të Trepçës, Ardian Syla.