back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeMinistri i Shëndetësisë i kërkon Qeverisë të shpallë gjendje të emergjencës për...

Ministri i Shëndetësisë i kërkon Qeverisë të shpallë gjendje të emergjencës për shëndetin publik

Të ngjajshme

Edhe Përparim Rama merr pjesë në protestë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, po merr...

Gucati: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, por dhunë politike

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së ka folur në protestën...

Sami Lushtakun e Ramiz Lladrovcin ‘i bashkon’ protesta kundër Gjykatës Speciale

Sami Lushtaku dhe Ramiz Lladrovci janë parë sot pranë...

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, i ka kërkuar Qeverisë që të shpallë gjendje të emergjencës për shëndetin publik. Kjo pasi janë konfirmuar edhe katër raste të reja me virusin Covid-19 në Kosovë.

’Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 (coronavirus).’’, ka shkruar ai në Facebook.

‘’Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19. Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.’’

‘’Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente.’’, shtoi Vitija. /Express.

- Advertisement -

Të Fundit