Ministri i Diasporës , Dardan Gashi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Arian Dacit, zëvendësiministrit të Diasporës nga një ortek bre në Brezovicë.
Gashi e ka quajtur humbje të tmerrshme vdekjen e Dacit, derisa ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Daci.
“Shkuarja e tij kaq e hershme në amshim është një humbje e tmerrshme për ne si kolegë, për miqtë e shumtë e për familjen e tij të cilëve ju shprehngushëllimet e mija më të thella në këto momente shumë të vështira. Gjithmonë do ta kujtojmë Arianin si shok të mirë, punëtor të zellshëm, zemërmirë dhe të dashur. Do të na mungosh të gjithëve mik!”, shkroi Gashi.
Edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen Daci.
“Ngushëllime të sinqerta familjes Daci për humbjen e djalit të tyre. Mikut dhe bashkëpunëtorit tim Nexhatit dhe gjithë familjes zoti ua shtoftë gajretin”, ka shkruar Pacolli.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala poashtu i ka shprehur ngushëllime familjes Daci, për vdekjen e Arian Dacit nga orteku i borës në Brezovicë.
“Me dhimbje shumë të thellë mora lajmin për vdekjen e zëvendësministrit të Diasporës, mikut tim Arian Daci.
Kjo vdekje tragjike e Arianit ka tronditur jo vetëm familjen e tij, jo vetëm ne miqtë e tij, por të gjithë qytetarët e vendit.
“I shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta për këtë humbje të madhe, akademik Nexhat Dacit, familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve, ka shkruar ministri Shala në Facebook.
Pasditen e sotme ne Brezovicë ka vdekur nga orteku i borës zëvendësministri i Diasporës Arian Daci, i cili njëherësh ka qenë djali i kryetarit të Akademisë së Shkencave, Nexhat Daci