back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeMinistri Hamza flet për pagesat e veteranëve

Ministri Hamza flet për pagesat e veteranëve

Të ngjajshme

Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

Mediat ndërkombëtare, Financial Times dhe AFP, duke u thirrur...

Ismet Beqiri synon rikthimin në Kuvendin e Kosovës

Ismet Beqiri nga LDK, po synon që në zgjedhjet...

Heshtja e ndërkombëtareve ndaj sulmeve terroriste ku Serbia ka gisht

Jovan Viqentijeviq, njëri nga të akuzuarit për sulmin terrorist...

“Pres që bilansi në fund të vitit bilansi të jetë në përputhje me rregullativën dhe në nivel të pranueshëm për ta mbrojtur vendin nga rreziqe të caktuara. Kategoritë e dalura nga lufta do t’i marrin të gjitha paratë që u takojnë”, ka thënë ministri Hamza.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka premtuar se kategoritë e dalura nga lufta do t’i marrin të gjitha pagesat që u takojnë sipas ligjit.

Ai ka deklaruar se bilansi buxhetor i vendit pret që në fund të vitit të mbetet pozitiv, por se nuk do të jetë aq i lartë sa ka pretenduar të jetë paraardhësi i tij, njofton Klan Kosova.
“Nëse heqim nga totali paratë për pagesat për kategoritë e dalura nga lufta, për rrugën në drejtim të Shkupit, për detyrimet tjera nga vendimet gjyqësore, bilansi bankar do të jetë pozitiv, por jo 467 milionë euro. Pres që bilansi në fund të vitit bilansi të jetë në përputhje me rregullativën dhe në nivel të pranueshëm për ta mbrojtur vendin nga rreziqe të caktuara. Kategoritë e dalura nga lufta do t’i marrin të gjitha paratë që u takojnë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz