BallinaLajmeMinatatorët e Trepçës futen në grevë, këto janë kërkesat e tyre

Minatatorët e Trepçës futen në grevë, këto janë kërkesat e tyre

Të ngjajshme

Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur

Sulmet kanë nisur në mëngjes dhe kanë zgjatur për...

Alaves kalon në epërsi ndaj Barcelonës në fundin e pjesës së parë

Alaves ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Barcelonës. Ishte...

Punëtorët e Trepçës nën organizimin e Sindikatës së Trepçës si dhe menaxhmenti kanë mbajtur sot një grevë njëorëshe në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e Trepçës.

Në një komunikatë për media thuhet se greva, e cila u mbajt nga ora 8.00-9.00, është imponuar nga Qeveria, pasi që nuk janë marrë përballë vërejtjet dhe kërkesat e minatorëve lidhur me draft-statutin dhe si i tillë është i papranueshëm për punëtorët dhe menaxhmentin e Trepçës.

Po ashtu sot, kryetari i Sindikatës Shyqyri Sadiku mori pjesë në mbledhjen e komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik që u mbajt për shqyrtimin e draftstatutit të Trepçës, ku ai paraqiti qëndrimin në lidhje me statutin dhe sqaroi se pa vendosur listën e aseteve të Trepçës si pjesë e statutit dhe pa vendosur qartë të drejtat e punëtorëve sindikata nuk do të ndalet. Greva do të vijojë edhe nesër, në të njëjtin orar, nga ora 8:00 deri 9:00.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz