BallinaBotëMilitantët sulmojnë sërish Bangladeshin

Militantët sulmojnë sërish Bangladeshin

Të ngjajshme

Rayo fiton minimalisht ndaj Strasbourg

Rayo Vallecano siguroi një avantazh të ngushtë në gjysmëfinalen...

Kajtazi: Me kthimin e Thaçit në Kosovë ndryshon loja

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan...

Së paku një polic është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur kur militantë të dyshuar islamikë kanë sulmuar forcat e rendit, të cilat siguronin faljen e festës së Bajramit në veri të Bangladeshit, mëngjesin e sotëm.

Sulmi ka ndodhur në qarkun Kishoreganj, ku ishin të mbledhur mijëra besimtarë myslimanë.

Zëvendësshefi i policisë, Tofazzal Hosain, i ka thënë agjencisë AFP se sulmuesit fillimisht kanë hedhur bomba të vogla në drejtim të policisë dhe se më pas kanë sulmuar me hanxharë.

Dhuna vjen pak ditë pasi militantët islamikë kanë vrarë 20 veta në një restorant në kryeqytetin Daka të Bangladeshit.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi militant Shteti Islamik. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz